Afërdita Dreshaj nga Parisi me dashuri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2013, 11:14
Afërdita Dreshaj, që nga ndarja me Shpat Kasapin, ka pasur shumë angazhime, në vende të ndryshme të botës.Gjatë kësaj jave, ajo ka qëndruar në Paris, ku ka realizuar disa sete fotografike. Në këtë udhëtim në kryeqytetin francez, atë e ka shoqëruar edhe grimerja Sellma Kasumoviç.
Modelja dhe këngëtarja Dreshaj, ka publikuar në rrjetet sociale shumë fotografi nga qëndrimi atje.
Më herët, Afërdita ka qëndruar në Tiranë ku ka filluar xhirimet e videoklipit më të ri, në bashkëpunim më anëtarin e grupit Kaos, Lumi B.Kënga është punuar në studion e këngëtarit Blero Muharemi, ndërsa për tekstin e këngës është kujdesur vetë Lumi B.