Roli që i përshtatet me jetën e tij
Aktori Leonardo Di caprio nuk ndalet edhe pse i ka refuzuar shumë role në kinematografi.
Leo çdo vit shfaqet me një rol të ri, por këtë vit do të jetë ndryshe, do të vijë me një rol paksa të veçantë.
Kur përmendet Leonardo Di Caprio dhe filmi "Wolf of Wall Street", ska sesi mos të shkojë nëpër mendje femra, pije, festa.

Dhe këtë gjë na e tregon mjaft mirë traileri i filmit, i cili sapo është publikuar dhe vihen re të gjitha këto element të lidhjes së Leos me filmin.
Roli i Leos është mjaft pikant, ai interpreton një On/Off playboy që na sjell detaje të mënyrës së jetesës së këtij mashkulli që në jetë bën gjithëçka, të mirën dhe të keqen.
Ky film është nën regjinë e një prej emrave më të njohur në holliwood për regji dhe ide të bukura, Martin Scorsese.
Nuk është hera e parë që Martin bashkëpunon me Leon, por hera e pestë dhe kjo tregon se ky regjizor e vlerëson si artist.