Eva Longoria gjen dashurinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2013, 09:08
Më në fund aktorja Eva Longoria gjen dashurinë. Revista “Life & Style” thekson se aktorja simpatike është e lidhur me pjesëmarrësin në shoun “Ready For Love”, Ernesto Arguello.
Çifti është parë së bashku duke u mbajtur për dore gjatë një vizite në një galeri arti në Hollywood duke përhapur thashetheme të reja për romancën e tyre.
Spekulimet rreth lidhjes së tyre kanë filluar para disa muajsh, por aktorja hollivudiane i ka mohuar deri më tani.
Aktorja Eva Longoria ka pas vetes dy martesa të dështuara, atë me aktorin Tyler Christopher dhe me basketbollistin Tony Parker.