Shpenzon mijëra dollarë për zgjerimin e të pasmeve, vdes 10 orë më vonë

Policia amerikane në Florida ka nisur hetimet për vdekjen e Suyima Torres, 28 vjeç, e cila shkoi në një qendër estetike në Miami për të përmirësuar të pasmet por ka gjetur vdekjen më pas.Mësohet se 28-vjeçarja ka paguar më shumë se 3 mijë dollarë, për seancën e dytë të injeksioneve, por gjeti vdekjen 10 orë më vonë.Nga ana e hetimeve rezulton se personi i cili i kishte bërë injeksionet, pretendonte se ishte një mjek nga Venezuela, por nuk është identifikuar ende.Shkaku i saktë i vdekjes së 28 vjeçares mbetet ende i paqartë, ndërsa nga ana e autoriteteve ka nisur puna për mbylljen e kësaj qendre, pasi mendohet se aty punonin mjekë të palicencuar.Klinika drejtohej nga Ruth Planas, i cili ka refuzuar të japë informacione lidhur me ekzaminimet mjekësore, çka ka bërë që të thellohen edhe më shumë hetimet.