Rama në Korçë: Mbështetja jonë e vërtetë, Berisha përgjues i jetës sime private
Nga takimi përmbyllës ne qytetin e Korçës kreu i Partisë Socialiste Edi Rama falenderoi qytetarët për perkrahjen e treguar ndaj programit te Rilindjes. Rama iu drejtuar kundershtarit politik, kryeministrit Berisha se mbeshtetja e tyre eshte e plote dhe se s’kane nevoje per lente kamere per te shumefishuar njerezit qe kane dale ne shesh per Partine Socialiste dhe programin e saj.
“E paparë. Në këto ditë kemi pasur privilegjin nga kjo tribunë të shikojmë pamje të jashtëzakonshme. Mirënjohjen më të madhe për gjithë ata që na kanë pritur në sheshe, kudo ku kemi shkuar. Kjo e sotmja mbetet më e jashtëzakonshmja, është pamja që në mënyrën më të mrekullueshme bashkon praninë e njerëzve me ngjyrën dhe erën e Rilindjes që mbi Korçë po fryn shumë fort. Ju jam shumë mirënjohës, nuk i vë faj katragjyshi kur thotë ata vënë lente nëpër kamera, me gjithë ato makineri shtetërore me robërit e pushtetit, duke ngarkuar mësues, nuk ka faj i gjori plak që i duket se sheshet tona i sajojnë lentet e kamerave. Sot Korça po i jep një mesazh gjithë Shqipërisë, nga djepi i shkollës shqipe. Korça po manifeston vullnetin e një kombi të tërë që më 23 qershor do ndryshojë faqen e historisë. Është koha për të ndalur rrënimin dhe për ti hapur rrugën rilindjes. Prania juaj sot këtu është edhe vula për moton tonë të kësaj rruge të gjatë dhe të vështirë, drejt një fitore të madhe të thellë, fitorja e Shqipërisë evropiane mbi mjerimin, injorancën, korrupsionin, krimin dhe varfërinë”, tha Rama.Kryetari i socialisteve nuk nguroi te vazhdonte sulmet ndaj Berishes, që në këtë fushatë elektorale eshte kthyer si nje loje me top e qe dy lideret e partive te medhaja ia pasojne njeri-tjetrit nga sheshi i radhes.
“Nga rilindja do përfitojë edhe katragjyshi, se do çlirohet nga antiplumbi, do ketë një shans për tu bërë një plak normal. Saliu po e dëshmon me fushatën e tij të dëshpëruar, po e dëshmon me robërit, me valën e fundit të sulmeve personale se më mirë, më shumë dhe më thellë nga të tërë ai e ndjen disfatën e 23 qershorit. Më qartë nga të gjithë ai e kupton se Shqipërisë i ka ardhur në majë të hundës dhe se Shqipëria më 23 qershor do kujtojë 44 dhe do votojë 29. Le ta lëmë Saliun të vazhdojë ta mbajë syrin tek vrima e çelësit tim si ata të sigurimit që ju shkonin mbrapa të dashuruarve tek liqeni artificial dhe ju bënin raporte për degjenerimin. Vesi del me shpirtin thotë një shprehje, e ke nga koha e vjetër me shfaqjet e huaja, nga koha e gërshërëve për prerjen e flokëve, nga koha kur të mbanin në varkë e të shëtiste partia në liqen e ti bëje çmos që ti tregoje partisë ku ti gjente armiqtë. Shqipëria do të ndëshkojë edhe për shumë e shumë arsye të tjera këtë kryeministër që e nisi si kryetar i partisë së ëndrrave dhe shpresave dhe po e bitis si bajraktari i një familje që e ka bërë shtetin leckë”, nënvizoi më tej kreu i PS.Në mbyllje te fjales se tij Kryesocialisti Rama tha se dhe 6 ditë na ndajnë për të hequr nga qafa pushtetin mbytës dhe per t'i hapur derën Rilindjes.