Turqi, arrestohen 2 gazetarë
Dy gazetarë kanadezë, të televizionit “CBC-TV News” janë arrestuar nga policia në sheshin Taksim.Sasa Petricic dhe Derek Stoffel janë arrestuar nga policia turke mbrëmjen e djeshme ndërsa ende nuk dihen motivet.Gjatë orëve të fundit, shtypi shtetëror dhe disa eksponentë të partisë islamike AKP, të kryeministrit Erdogan, kishin kritikuar mbulimin e manifestimeve nga shtypi i huaj.Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë reguar sërish në lidhje me situatën në Turqi. Washingtoni ka kërkuar nga Ankaraja të respektojë liritë civile të qytetarëve të tyre.Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jennifer Psaki është shprehur se SHBA dënon të gjitha tentativat për të provokuar dhunë.“Nuk mund të ndëshkohen njerëzit, vetëm se thjesht kanë shprehur lirinë e tyre të të shprehurit”, ka theksuar ai.Ndërkohë policia turke ka vazhduar me hedhjen e gazit lotsjellës kundër manifestuesve anti-qeveritarë në Ankara pasi në qendër të kryeqytetit ishin mbledhur rreth 2 mijë persona.