Erdogan takon protestuesit, Presidenti Gul bën thirrje për qetësi

Pas 12 ditësh protestash kryeministri Turk Rexhep Tayyip Erdogan duket se ka zbutur qëndrimin e tij. Erdogan ka nisur takimin me dyer të mbyllura në zyrat e AKP-së në Ankara me një grup prej 11 përfaqësues në lidhje me Parkun "Gezi" në qendër të Stambollit. Grupi përbëhet nga artistë, akademikë dhe studentë.Përfaqësuesit për mbrojtjen e Sheshit "Taksim" kanë diskutuar me ekzekutivin e qeverisë turke mbi zhvillimet e fundit. Në takim morën pjesë dhe Ministri i Brendshëm, ai Mjedisit dhe Urbanistikës si dhe Ministri i Turizmit dhe KulturësDhe Presidenti i Turqisë ka bërë thirrje për dialog me protestuesit legjitim, pasi policia shpërndau protestat në orët e para të së mërkurës. Abdullah Gul, i cili është treguar më i kujdesshëm me deklarata se kryeministri Erdogan, tha se është detyrë e qeverisë të qetësojë situatën dhe të marrë parasysh kritikat."Nëse njerëzit kanë kundërshtime, duhet të angazhohemi në një dialog me këta njerëz për të dëgjuar se çfarë thonë dhe të bëjmë detyrën tonë" tha Gyl në deklaratën e tij për mediat.Qetësia që ka në oret e fundit në sheshin taksim të Stambollit, ngjall një ankth pas përleshjeve midis forcave të policisë turke dhe protestuesve gjatë gjithë natës së kaluar.Ku policia përdori në mënyrë të përsëritur gazin lotsjellës, ujin me presion dhe plumbat e gomës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. Këta të fundit janë përgjigjur me kokteje molotovi dhe fishekzjarre.Raportet flasin për numër të madhe të protestuesve të plagosur.Ndërkaq gjatë së mërkurës mijëra avokatë, kanë protestuar në disa qytete kundër arrestimeve të kolegëve të tyre që morrën pjesë në protesta.