Bankat britanike alarm për sulmet kibernetike
Rreziku nga hakerët dhe sulmet kibernetike janë më shqetësuese sesa kriza në Eurozonë për bankat britanike, ndërsa ato duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur veten nga ky fenomen, tha të mërkurën një zyrtar i lartë i Bankës së Anglisë.Krimi kibernetik global në sektorin financiar është bërë një problem i madh, duke marrë parasysh një seri rastesh të kësaj natyre që u regjistruan vitin e shkuar.Muajin e kaluar, prokurorët amerikan kanë paraqitur detaje të një rrethi kriminal, i cili thuhet se ka vjedhur më shumë se 45 milion dollarë nga dy banka në Middle Eastern.Ky grup kriminal, pastaj ka tërhequr para nga 27 shtete.Drejtori i stabilitetit financiar në Bankën e Anglisë, Andrew Haldane, është takuar me homologët e pesë bankave më të mëdha britanike, të cilët kanë rënë dakort se në gjysmëvjetorin e fundit se kërcënimi i tyre më i madh është nga sulmet kibernetike.Haldane ka raportuar sot në Komisioni Parlamentar të Thesarit, të cilit i tha se përqëndrimi në kreditet, tregun dhe risku i likuiditetit në pesë vitet e kaluara, mund të kenë shpërqendruar vëmendjen nga risku operacional dhe në veçanti sulmet kibernetike në bankat ose infrastrukturën e tyre siç janë sistemet e pagesave.