Suedi, makinistët sfidojnë vapën me funde

Kur punëdhësi nuk lejon mbajtjen e pantallonave të shkurtra, por ama temperaturat janë shumë të larta, një burrë mund të veshë edhe fund. Këtë e kanë bërë 12 shoferë të trenit elektrik në Suedi, që kanë çuditur pasagjerët, por i kanë shpëtuar vapës.Përreth dy javë shoferët që punojnë në trenat e linjës Roslagsbanan, në veri të kryeqytetit Suedez Stokholmit paraqiten në punën e tyre të veshur me funde femrash.Kompania e tyre, "Arriva" kur mori përsipër menaxhimin e linjave në janar, ndaloi rreptësisht që të punohet me pantallona të shkurtra, por sipas shtypit lokal kompania i lejoi atyre të veshin funde.“Arsyeja është se punonjësit, të cilët përfaqësojnë kompaninë “Arriva” duhet të kenë veshje të rregullt dhe të veshin uniformat e tyre" tha drejtori i komunikimeve të kompanisë, ndërsa ai shtoi se nëse dikush do që të vesh funde atëhere mund ta veshë.Shoferët zgjodhën të veshin funde vetëm në ditë e nxehta dhe në ditën më të freskta ata veshin panatallona të gjata."Pasagjerët na vështrojnë çuditshëm, por deri tani askush nuk ka thënë asgjë, të paktën, mua. Dhe mua nuk më shqetëson fare kjo pasi kjo është kryesisht çështje rehati, "tha një nga makinistët.