Di Caprio këshillon Pattinson

Leonardo Di Caprio e ka ftuar Robert Pattinsonin në Miami për të kaluar pushimet verore, në mënyrë që ta ndihmojë atë për të tejkaluar ndarjen nga Kristen Stewart.Robert Pattinson u nda nga Kristen Stewart për herë të dytë, përkundër faktit se ia fali tradhtinë, ndërsa ndarja e ka bërë të ndihet atë keq dhe të pamotivuar për punë.Thuhet se Pattinson ka kaluar kohë të vështira dhe madje ka  bërë të ditur se nuk do të hyjë në asnjë lidhje për një vit, është Leonardo ai që e ka ftuar në pushime."Rob ka qëndruar në LA te miqtë e tij ku po vuan dhe nuk po bën thjesht asgjë, por Leonardo e ka telefonuar dhe i ka thënë që të marrë me qera një shtëpi pranë tij në Miami për këtë verë. Bukuroshi dhe zemërthyesi i shumë zemrave  i ka thënë Pattinsonit se është shumë i ri për t'u ndjerë i zhgënjyer nga ndarja prej një femre",