Të kërcesh tango me maska gazi

Protestuesit turq kanë sfiduar sërish kryeministrin Recep Tayyip Erdogan duke vazhduar të dalin në rrugë dhe duke kërcyer tango me maska gazi në fytyrë.Ndërkohë Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan i ka quajtur Europën dhe Amerikën hipokrite, pas kritikave që iu adresuan atij për përdorim të tepruar të dhunës policore.Kryeministri turk deklaroi në një konferencë për marrëdhëniet BE- Turqi se metodat që ka përdorur policia në Turqi nuk ndryshojnë shumë nga ato që përdoren në SHBA dhe Britani të Madhe.Ndërkohë është zbuluar se kush është “Zonja me të kuqe”, që u bë simbol i protestave në Turqi.Ajo është Ceyda Sungar, lektore në Universitetin Teknik të Stambollit.Ajo ka thënë se nuk ndjehet mirë me famën që ka fituar, ndërsa shtoi se nuk ka dëshirë që të jetë simbol i lëvizjes.“Ka pasur shumë njerëz në park, të cilët u spërkatën me gaz lotsjellës. Nuk ka ndonjë ndryshim mes tyre dhe meje,”tha ajo.

Protestors dance the tango at Gezi Park in Taksim Square, Istanbul, as the demonstrations showed no sign of abating
 The protests began initially over the fate of Taksim Gezi Park, one of the last significant green spaces in the center of the city, and have continued through the week
The heavy-handed response of the police, Prime Minister Recep Erdogan and his government's increasingly authoritarian agenda has fuelled the violence
Mr Erdogan has rounded on the international criticism of the police force's use of tear gas on protesters