Gruaja me të kuqe që u bë simbol i protestave në Turqi
Një foto sa një mijë fjalë. Ashtu si pranvera arabe kishte simbolin e protestave, edhe protestat në Turqi të cilësuara nga shumë zëra si pravera turke ka simbolin e vet një grua, një grua që në mediat sociale njihet si gruaja me të kuqe.E veshur më fustan të kuq, ajo nuk ishte pjesë e protestës , por fotoja tregon dhunën e pa-arsyeshme që policia përdori kundrejt protestuesve paqësore dhe atyre që po përpiqen të mbrojnë vlerat e tyre në Turqi.Ndërsa ecte mes demonstruesve në sheshin Taksim gruaja me të kuqe bëhet pjesë e sulmit të policisë turke, duke hedhur mbi të gaz lotsjellës mbi të.Shumë prej protestuesve në Turqi kanë qënë femra duke luftuar kundër represionit të një shteti që ato e shohin se është duke u përpjekur të marrë kontrollin e institucioneve dhe lirisë.


