Dy lajme në një ditë për Jennifer Love Hewitt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2013, 15:00
Brenda 48 orësh pas lajmit për shtatzaninë "surprizë", vjen edhe lajmi për martesë.
Jennifer Love Hewitt ka vendosur t'i deklarojë dashuri të përjetshme aktorit Brian Hallisay, nga i cili pret një fëmijë dhe që e ka njohur në sheshxhirimin e serialit televiziv "The Client List".
Dy aktorët duket se do të marrin hapin e madh drejt altarit, pas vetëm 15 muajsh dashuri.
Shtatzënë prej 3 muajsh, Jennifer deri tani s'ka pasur asnjë lidhje serioze që ta ketë kurorëzuar me martesë.