Prerja e flokëve zero për bamirësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2013, 14:41
Pop ylli britanik, Jesie J, thotë se prerja e flokëve zero për bamirësi ishte një prej momenteve më kulminante të karrierës së saj.
Krijuesja e hitit "Price Tag" ka përjetuar dy vite të furishme pas lansimit të albumit debutues në vitin 2011, ndërsa fama që ka marrë ajo gjatë kësaj kohe ka qenë e jashtëzakonshme.
Por, ajo thotë se prerja zero për bamirësi ka qenë moment kulminant për të dhe famën e saj.
"Unë kam dashur ta bëj këtë që një kohë të gjatë, por kam pritur që të jem sa më shumë e famshme që kur t'i shes flokët të grumbulloj më shumë të holla për njerëzit në nevojë", u shpreh Jessie.