Facebook nën akuzë, hoqi fotot e të mbijetuarave nga kanceri i gjirit
Rrjeti social Facebook është kritikuar nga aktivistët pasi nuk ka lejuar të publikohen disa foto tepër të rënda, ku tregohen femra të zhveshura dhe me gjoksin e hequr, pasi kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale kundër kancerit të gjirit.Facebook ka censuruar imazhet e postuara nga ‘The Scar Project’ duke i konsideruar si të papërshtatshme. Me anë të këtij projekti ‘The SCAR Project’ ka inkurajuar femrat të postojnë fotot e shenjave të tyre pas mastektomisë në mënyrë që të hiqen tabutë që rrethojnë kancerin e gjirit.Këto foto në vetvete kishin qëllim sensibilizues për shkak se u bënë publike në kohën që aktorja Angelina Jolie e tregoji hapur se ajo vuante nga kjo sëmundje dhe do t’i nënshtrohej ndërhyrjeve.Menjëherë pasi u publikuan këto foto, rrjeti social Facebook, e detyroi themeluesin e projektit, David Jay, t’i hiqte dhe ia bllokoi llogarinë e tij për 30 ditë, në shenjë dënimi për shkelje të rregullave.Ndërsa një paciente që vuante nga kanceri i gjirit kërkoi që këto foto të mos ndaloheshin, por të shërbenin si fushatë sensibilizuese për të gjithë femrat dhe meshkujt dhe ta pranojnë si normale një ndërhyrje të tillë kirurgjikale.Edhe vetë rrjeti Facebook kërkoi falje për publikimin e këtyre fotove tepër të rënda për opinionin publik. "Facebook ka një politikë të rreptë kundër fotografive me përmbajtje pornografike dhe me eksplicite seksuale, pasi këto imazhe mund të shihen edhe nga të miturit.“Ne gjithashtu kemi vendosur edhe kufizime mbi foto dhe imazhet me lakuriqësi të tepruar. Ne synojmë që të respektojmë të drejtën e njerëzve për të ndarë përmbajtjet me rëndësi personale, nëse ato janë fotot e një skulpture si të David Michelangelo-s apo edhe fotot e familjes, ku tregohet një nënë që mban fëmijën në gji” deklaruar përfaqësuesit e Facebook.