Serialet më të ndjekura

Seriali për jetën e familjes së bosit të mafies, Tony Soprana, është shpallur seriali më i mirë i të gjitha kohërave.Historia për shefin e familjes italo-amerikane, e cila është transmetuar nga viti 1999 deri në vitin 2007 në kanalin “HBO”,  është gjetur në krye të 10 serialeve më të mira në histori.Ky serial ka fituar çmime të shumta, duke përfshirë edhe 21 çmime “Amy” dhe pesë “Golden Globe”.Si një prej produkteve më të njohura të pop kulturës të viteve të këtij fillimshekulli, seriali është bërë objekt i shumë analizave dhe parodive. Seriali është zgjeruar edhe në libra, video lojëra, publikime muzikore dhe një sërë produktesh komerciale.Vendin e dytë në këtë listë e zuri seriali humoristik "Seinfeld", kurse të tretin "Twilight Zone", një serial që është përzierje e, fantastikës shkencore dhe horrorit.