Paris Jackson në gjendje të mirë shëndetësore

Vajza 15-vjeçare e legjendës së muzikës POP, Majkëll Xhekson është në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Paris Jackson është në spital pasi tentoi të vrasë veten."Paris është duke u bërë mirë dhe po shërohet", tha Angel Howansky, një e afërm e familjes.Zyrtarët e emergjencës thanë se ata trajtuan një pacient me mbidozë ilacesh, por nuk përmendën emër.Por Howansky që ka qëndruar për një kohë të gjatë pranë Joe Jackson, babai i Michael Jackson dhe gjyshi i vajzës tha se nuk mund të konfirmonte raportet e një mbidozë droge  apo ilacesh."Ajo po shërohet dhe, ju e dini. Ajo është nën një kujdes intensiv," tha ajo.Në rrjetin shoqëror "Twitter", e frymëzuar nga një tekst i këngës "Yesterday" të "The Beatles", një ditë përpara tentativës së dështuar të vetvrasjes, Paris shkruante: "Dje, të gjithë telashet e mia dukeshin se ishin larguar larg, por sot janë rikthyer për të qëndruar".Sipas mediave amerikane  nuk është e qartë nëse depresioni i adoleshentes është i lidhur vetëm me humbjen e babait dhe jetën e vetmuar që bën larg nënës natyrale apo për shkak të konflikteve brenda familjes Jackson për pasurinë e lënë nga Micheal, konflikte që kanë çuar deri në përballje fizike e ligjore midis motrave e vëllezërve të këngëtarit të ndjerë e tre fëmijëve të tij.