"Binjakët" bëhen "Trinjakë"

Situata komike krijohej nga fakti se njëri ishte i gjatë dhe muskuloz, tjetri i shkurtër dhe i shëndoshë, tani vjen i treti, që është me ngjyrë.Në fillim, binjakët e ndryshëm ishin Arnold Schwarzenegger e Danny DeVito. Në pjesën e tretë të filmit, që vjen pas 25 vjetësh, do të jetë protagonist edhe Eddie Murphy.Ishte vetë ish-guvernatori i Kalifornisë që dha lajmin se po punohej mbi pjesën e tretë të filmit "Binjakët", që tani do të titullohet "Trinjakët", që pritet të jetë shumë ndryshe nga të parët."Binjakët" (1988), drejtuar nga Ivan Reitman, fliste për një eksperiment shkencor, ku Mary Ann Benedict bëri fekondim artificial me spermën e 6 meshkujve të veçantë. Synimi ishte ardhja në jetë e një fëmije të jashtëzakonshëm, për të mirën e njerëzimit. Por në fakt lindën dy binjakë, që më të ndryshëm nuk mund të bëheshin: Julius, jashtëzakonisht i zhvilluar dhe Vincent, i vogël.Filmi, suksesi i parë i Arnold Schwarzenegger në zhanrin komedi pas shumë prodhimeve aksion, ishte një sukses i madh. Për filmin u shpenzuan 15 milionë dollarw dhe u përfituan në të gjithë botën 217 milionë dollarë.