Putin ndahet nga bashkëshortja pas 30 vjetësh martesë
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe gruaja e tij Lyudmila, kanë njoftuar se do të divorcohen pas gati 30 vjetësh martesë. Putin është pyetur nga mediat ruse për thashethemet se ata dy nuk jetojnë më së bashku."Po, është e vërtetë. Të gjitha aktivitetet e mia, e gjithë puna ime është e lidhur me publicitet, me publicitet absolut. Disa njerëz e pëlqejnë, disa jo" tha Putin.Lyudmilla Putin kishte kohë, që nuk shfaqej më në publik në krah të bashkëshortit, duke nxitur për muaj me radhë spekulimet e medias ruse.Shtypi, me sa duket kishte të drejtë. Putin tha se për një hap të tillë kishin rënë dakord bashkarisht."Ne tashmë e shohim njëri-tjetrin shumë rrallë", u shpreh ai. Vladimir Putin dhe Lyudmilla Shkrebneva lidhën kurorë në vitin 1983 dhe kanë dy vajza, Maria e Kekaterina.Për herë të fundit, çifti ishte parë së bashku në 7 maj të 2012-s, në ceremoninë e betimit të Putin, si president i vendit për herë të tretë.







