Thoi i Lady Gagas, shitet për 8.500 paund
Një thua artificial i Lady Gagas ka dalë në ankand për një vlerë prej 8.500 paund. Ai ështe blerë nga një fans i saj vetëm disa sekonda pasi doli në ankand.Thoi ishte gjetur gjatë një koncerti të saj gjatë turneut “Born This Way”.“Unë pash një copë në dysheme, dhe fillimisht mendova se mund të ishte ndonjë detaj i kitarës. Kur e mora, e pash se ishte një thua artificial”, ka thënë fansi që ka gjetur atë.Kjo është hera e parë që fansat paguajnë shuma të mëdha për të qënë sa më afër idhullit të tyre. Në vitiin 2010, një miliarder rus, ka paguar një shumë prej 1 milion dollarësh për të marrë pjesë në klipin e saj , “Alejandro”.Lady Gaga për momentin është duke u përgatitur të rikthehet në muzikë, pasi u detyrua të anulonte turneun e saj në shkurt, si pasojë e disa problemeve shëndetësore.