Fushata anti-alkool tmerron shoferët (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2013, 13:44
A mund të pish alkool në një klub dhe pastaj të mendosh se mund të ngasësh makinën në atë gjendje? Nëse mendoni se po, atëherë shihuni në një pasqyre të tillë për të ndryshuar mendje. Kjo është një reklamë e re e lansuar nga Qeveria e Britanisë që të “frenojë” shoferët që konsumojnë alkool.Në këtë video shihen disa burra të cilët pasi shihen në pasqyrë tmerrohen nga një kukull që godet pasqyrën nga ana tjetër.Kjo goditje pasqyron njerëzit që godasin xhamin e parë të makinës kur bëjnë aksident.Videoja përfundon duke shfaqur burrat, të cilët ikin shpejtë nga tualeti. Të gjithë duken të traumatizuar nga kjo eksperiencë.