Vendimi për Vulën, edhe Berisha në shesh para GJL-së:  Revolta juaj në mbrotje të vlerave të Lirisë

Në sheshin para Gjykatës së Lartë demokratët po zhvillojnë një protestë në mbrojtje të Vulës së PD-së, e cila ka nisur me bllokimin e qarkullimit, çka ka detyruar shoferët të përplasen me protuestuesit, të cilëve u kërkohet lirimi i rrugës.

Por pavarësisht tensioneve në rrugë, protestuesve iu është bashkuar edhe lideri historik i dmeokratëve Sali Berisha, i cili ëhstë pritur me ovacione në shesh.

“Revolta juaj në mbrotje të vlerave të Lirisë. Unë ka respektuar gjithmonë ligjin dhe jam pro shtetit ligjor”, iu drejtua Berisha protestuesve.

Për “Ora News”, Lisandër Hoxha njëri prej anëtërëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të grupimit të Rithemelimit nga sheshi para Gjykatës së Lartë deklaroi se nuk mund të ketë ketë grupime, por ka një PD dhe një pjesë e demokratëve që kanë vendosur ta mbajnë peng vulën.

Sakaq, siç shihet edhe nga pamjet e siguruara më herët nga “Ora News”, policia e shtetit ka ‘blinduar’ gjykatën, ndërsa është Fluamur Noka i cili është në komunikim me efektivët në shesh.

Ndërkaq, por sot pritet që GJKKO të japë dhe vendimin e saj lidhur me kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-kryeministit të vënë në akuzë për korrupsion pasiv lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë.

PJESE NGA FJALA E BERISHES

Prapë sot, gjykata do vendosë për masat kundër Sali Berishës. U shkel Kushtetuta duke u kërkuar heqja e lirisë për Sali Berishën pa kaluar në Kuvend.

Gjithashtu u shkelën ligjet dhe rregullorja e Kuvendit në mënyrën se si u votua heqja e imunitetit të tij. Nuk po përmend as standardin e dyfishtë dhe antiligjor të Gjykatës Kushtetuese.

Le t’i lëmë mënjanë këto, por më thoni ju mua, pse duhet kyçur në shtëpi pa asnjë dokument, fakt apo provë Sali Berisha? Vetëm e vetëm pse i ka kallur tmerrin, datën, monstrës së pluralizmit, bastardit të xhelatëve të diktaturës komuniste, Edi Ramës.

Pse u dashkan ndaluar komunikimet publike të Sali Berishës? Do i perifrazoj një fjalë zonjës Rama, e cila pak vite më parë mblodhi gazetarët në Pallatin e Brigadave dhe u lexoi fjalimin e gjilpërave të helmuara. U tha se me artikujt tuaj, i bëni gjilpëra helmi burrit tim dhe mua.

Problemi i tij është se denoncimet tona i ka si helm se është mëkatar. Por natyrisht nuk mund të bëhet fjalë për një grua, për një vajzë të korruptuar në Shqipëri, pa cituar thjeshtrën e tij, e cila pasurohet ditën dhe natën, kur fle dhe kur zbavitet, vetëm e vetëm falë njerkut të artë, falë të cilit fiton çdo tender dhe asgjëson çdo konkurrent.

Nuk mund të flitet për një grua të korruptuar, kur nuk përmendet Linda, që kritikat i merr për helmime, në një kohë kur fiton me paratë e donatorëve çdo projekt të bashkëpunimit me qeverinë, që të gjitha këto në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

Ndaj dhe ata mendojnë se duke më hequr të drejtën e komunikimit, do shpëtojnë nga kritikat, do shpëtojnë nga sulmet e merituara. Sot ne duhet të kërkojmë vëmendjen e çdo shqiptari se kur gjykatat përdoren si armë kundër opozitës, kjo është diktaturë.

Kur partisë më të madhe i konfiskohet haptas logoja dhe vula, kjo është diktaturë. Kur logoja e partisë më të madhe opozitare kërkohet t’i jepet një personi që dihet botërisht se është peng i Edi Ramës, kjo është diktaturë.

Kur kreu i opozitës pa asnjë akuzë burgoset dhe i ndalohen takimet dhe komunikimet, kjo është diktaturë.
Shqiptarë zgjohuni se po ndodh ajo që ka ndodhur në Rusinë e Putinit, me Bjellorusinë e Lukashenkos, me Venezuelën e Maduros dhue juntën ushtarake të Mianmarit.

Për të gjitha këto, kjo nuk është betejë e Sali Berishës, ndonëse unë po burgosem në mënyrën më të padrejtë.
Kjo është betejë për lirinë e shqiptarëve, për dinjitetin e tyre apo nënshtrimin e tyre. A do e fitojmë ne këtë betejë? Absolutisht po.