PAMJET/ A do të arrestohet Sali Berisha? Avokatët futen në GJKKO, gati për betejën për të mbrojtur ish-kryeministrin

Gjykata e Posaçme pritet të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, pas kërkesës së SPAK.

Seanca që do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut që kërkon ashpërsimin e masës së sigurisë; nga detyrim paraqitje dhe mosdalje jashtë vendit në arrest shtëpie për Berishën, në lidhje me dosjen “Partizani”.

Për të mbrojtur pafajësinë e ish-kryeministrit kanë hyrë në gjykatë pak minuta më parë edhe avokatët e tij të kryesuar nga Genc Gjokutaj.

Kërkesa e SPAK u dorëzua në Gjykatën e Posaçme pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë Anti-Korrupsion për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës. Në seancën e kaluar 75 deputetë votuan për heqjen e imunitetit për Berishën.

Rikujtojmë se Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.