Masë arresti për Berishën, Baçi: SPAK anashkaloi parlamentin qëllimisht, nuk kemi pritshmëri nga gjykata

Deputeti i PD-së, Luan Baçi në një intervistë në Ora News foli për vendimin për masën e sigurisë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Baçi u shpreh se SPAK anashkaloi parlamentin qëllimisht dhe se nuk pritet gjë tjetër nga SPAK.

‘’Tashmë jemi mësuar me kërkesat absurde të SPAK-ut. Jemi mësuar me mënyrën si procedoi ndaj Berishës duke anashkaluar Parlamentin qëllimisht, dhe duke kërrkuar detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte.

Më pas pastaj duke u mbështetur në një vendim të pa drejtë duke kërkuar një masë më shtrënguese, sic është masa me arrest shtëpie mbi vendimin e mosparaqitjes në gjykatë të Berishës.

Tashmë nuk pritet gjë tjetër nga SPAK, por të kërkojë arrestin e shtëpisë  madje këtë ta kërkojë edhe me policë tek dera’’, tha ndër të tjera Baçi.