Kush gëzon për arrestimin e Berishës? Shkurti: Festë të madhe po bën avokati Ngjela

Gazetari, Armir Shkurti i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për masën e sigurisë ndaj Berishës ku u shpreh se festë të madhe po bën avokati Ngjela për arrestimin e Berishës.

''Kush gëzon sot? Po bën festë të madhe besoj avokati Ngjela që ka 20 vjet që thotë do arrestohet Berisha së shpejti.

Më në fund do arrestohet Berisha, ka festë. Jo vetëm ai por edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve që kanë 25 vjet që thonë: Ah vetëm Berisha të hyjë në burg, nuk duam gjë tjetër nga kjo botë.

Ka një tufë njerëzish që e presin vërtetë Berishën. Njerëz që janë të lënduar, ndoshta edhe demokratë të zhgënjyer që e duan Berishën në burg’’, tha ndër të tjera Shkurti.