Berisha drej "izolimit", SPAK kërkon të mos ketë komunikim me persona të tjerë, përveç familjarëve të tij

Përvec arrestit në shtëpi me mbikqyrje policore, Prokuroria e posacme ka kërkuar që Sali Berisha të mos këtë asnjë komunikim me persona të tjerë përvec atyre që jetojnë më të në të njejtën banesë

Banesa ku do të kalojë masën e sigurisë është saktësuar qe eshtë rruga "Mustafa Matohiti", aty ku e ka të regjistruar edhe në gjëndjë civile.

Prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai që po hetojnë aferën “Partizani”, kërkojnë që gjatë 'arrestit shtëpiak', Sali Berisha të ruhet te dera me punonjës të Policisë.

Vendimi i gjyqtares Irena Gjoka këtë të martë, u shty, për nesër ora 11:00 pasi 2 avokatët e Berishës të cilët u paraqitën në seancë, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan kohë të njihen me provat që SPAK relatoi, që nga moszbatimi disa herë radhazi i masës së parë të detyrimit të paraqitjes, dhe refuzimin e Berishës për të marrë njoftimet e gjykatës.

Avokatët ngritën sërish kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka pasi pretendojnë konflikt interesi mbi argumentin se Berisha e ka larguar nga puna, por kjo nuk u pranua nga gjyqtarja e cila vijoi normalisht seancën. 

Berisha drej "izolimit", SPAK kërkon të mos ketë