Hetimi i Berishës, Kume: Akt i mirëpritur, nuk ka më të paprekshëm. Ende s’e kuptoj pse SPAK- e shmangu Kuvendin
Për njohësin e Kushtetutës Kristaq Kume procesi që po ndodh në Gjykatën e Posaccme ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha i cili akuzohet për korrupsion pasiv, është një proces normal.
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës”, Kume theksoi nga ana tjetër, se e ka ende e të paqartë arsyen se pse Pprokuroria e Posaccme e shmangu institucionin e Kuvendit të Shqipërisë kur këkroi arrestimin e ish-kryeministrit Berisha.
“Ende sot e kam të paaqrtë se pse u bë një gjë e tillë. Ndërsa ajo që po ndodh me kërkesën e avokatëve për të ndryshuar gjyqtaren e ccëshjtes është thjesht një proces normal, ku sipas avokatëve është në konflikt interesi, është thjesht një kërkesë normale që ndodh në seancat e gjyqësore.
Personalisht ajo ccfarë po ndodh me z. Berisha është një hetim për t’u përshëndetur pasi shoqëria jonë ka vuajtur nga mosndëshkueshmëria.
Në këtë kuptim për mua nuk ka pse të marr përsipër se çfarë do të ndodhë me z. Berisha, por ajo që ka sjellë sot drejtësia shqiptare, mirë apo keq, është fakti se nuk ka më të paprekshëm, dhe kjo është shumë e rëndësishme”, theksoi në analizën e tij ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume.


