Edhe 24 orë makth për Berishën, GJKKO shtyn për nesër vendimin për arrestimiin e tij

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrin Sali Berisha. Shkak është bërë kërkesa e avokatëve mbrojtës, të cilët kanë kërkuar më shumë kohë, që të njihet me aktet dhe provat e paraqitura nga Prokuroria si dhe kanë kërkuar heqjen nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka. 

Bëhet fjalë për kërkesën e avokatëve për përjashtimin e gjyqtares bashkëngjitur vendimin si provë të shkarkimit të saj në 1996 nga Berisha në cilësinë e kreut të KLD-së. 

Avokatët: Kërkojmë kohë për tu njohur me provat që shoqërojnë kërkesën e ndryshimt të masës. Pasi bëhet fjalë për procedura e materiale shtesë pas vendimit të kuvendit, me të cilat avokatëve u janë vënë në dispozicion sot.

Të mërkurën, në orën 11:00, do të mbahet seanca në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha për miratimin e kërkesës së Prokurorisë për “arrest shtëpie” për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Burime pranë SPAK thonë se kanë kërkuar arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe konkretisht është dhënë si adresë apartamenti në rrugën "Mustafa Matohiti". 

Kjo kërkesë u bë të premten e kaluar, një ditë pasi Kuvendi vendosi me 75 vota pro heqjen e imunitetit duke vendosur kështu Sali Berishën në dorë të drejtësisë.

Ish-kryeministri u përfaqësua në seancë nga dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Po ashtu, avokatët kërkuan sërish përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka me pretendimin se ka konflikt interesi me ish-kryeministrin, i cili sipas tyre e ka shkarkuar nga detyra.