Gjyqi i Berishës, opozita bllokon Gjykatën/ Tensione në rrugë, protestuesit përplasen me shoferët

GJKKO do të vendosë sot për kërkesën e SPAK, nëse do t’i ashpërsohet apo jo masa e sigurisë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë ditën e sotme opozita ka paralajmëruar protestë jashtë ambienteve të Gjykatës, e cila ka nisur me bllokimin e qarkullimit, çka ka detyruar shoferët të përplasen me protuestuesit, të cilëve u kërkohet lirimi i rrugës.

Sakaq, siç shihet edhe nga pamjet, policia e shtetit ka ‘blinduar’ gjykatën, ndërsa është Fluamur Noka i cili është në komunikim me efektivët në shesh.

Kujtojmë se seanca gjyqësore ndaj Sali Berishës do të nisë në orën 11:00.