Murrizi: U caktua që Berisha të paraqitet 2 herë në muaj tek një OPGJ, pa marrë autorizimin e Kuvendit

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për masën e sigurisë ndaj Berishës ku u shpreh se është caktuar që Berisha të paraqitet 2 herë në muaj tek një OPGJ pa marrë autorizimin nga Kuvendi.

‘’Ajo e zotit Berisha ka qenë e paramenduar qysh kur është kërkuar apeli.

Është caktuar 2 herë në muaj për Berishën që duhet të paraqitet tek një OPGJ pa marrë autorizim nga Kuvendi.

Unë kam qenë në komisionin hetimor të Saimir Tahirit dhe po Klotilda Ferhati, Vasilika Hysi dhe dy deputetë të tjerë lanë 6 ditë furgonat e policisë poshtë shtëpisë së Saimirit edhe lejuan arrestimin me vonesë.

SPAKU ka luajtur si qen që kafshon pas shpine’’, tha ndër të tjera Murrizi.