Berisha në duart e drejtësisë, Neza: Është i tëri një proces politik, u politizua nga SPAK-u

Gazetari, Sami Neza i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për masën e sigurisë ndaj Berishës u shpreh se procesi u politizua nga SPAKU dhe procesi u politizua që në start.

‘’Është e tëra politike ajo. I gjithë procesi u përfshi në një proces politik në një mënyrë të pandershme dhe në një mënyrë të padrejtë në fakt.

Që në momentin kur dy prokurorët e SPAK bënë kërkesën në gjykatën e Posacme për të hequr imunitetin e zotit Berisha pa marrë lejen e parlamentit, që këtu u politizu procesi.

E keqja është se procesi u politizua që në start. U politizua nga SPAKU. Nuk u politizua rrugës, ose nuk u politizua nga PD apo nga Berisha'', tha nder te tjera Neza.