OKB 5 milard dollarë për ndihma humanitare në Siri

Kombet e Bashkuara lëshuan kërkesën më të madhe financiare në historinë e saj për ndihma humanitare në Siri. 5 miliard dollarë është shuma e kërkuar nga organizata dhe strukturat e tjera në varësi të saj për t'i ardhur në ndihmë popullsisë siriane.Sipas vlersimave të OKB-së, rreth 10 milion persona në Siri, do të kenë nevojë urgjente për ndihmë humanitare në fund të këtij viti nëse konflikti vazhdon me të tilla ritme. Ndërsa agjencia e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të fëmijëve, UNICEF, bëri të ditur  se 4 milion fëmijë sirianë kanë nevojë urgjente për ndihmë.Sipas tyre, shifrat janë përditësuar me përkeqësimin e situatës së sigurisë në Siri.Agjencia për Refugjatë e OKB-së ka thënë se numri i refugjatëve sirianë pritet të arrijë në 3.45 milionë në fund të vitit, nga 1.6 milion sa është tani.Kombet e Bashkuara kanë raportuar se mbi 80,000 njerëz knë humbur jetën në luftën civile të Sirisë.Komisioneri i Lartë për Refugjatët i UNHCR-së, Antonio Guterres, tha në një konferencë për shtyp se kampet e të zhvendosurve presin çdo ditë 7 mijë persona që i largohen konfliktit.