Erdogan: T`u jepet fund protestave
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje që protestuesit të ndalojnë aksionin e tyre. Nga aeroporti i Stambollit ku u prit nga mbështetësit Erdogan tha se protestat janë buzë ilegalitetit dhe duhet të ndalojnë menjëherë.Por ndërsa ai po fliste, mijëra protestuesve anti-qeveritare gjithashtu ishin mbledhur në Sheshin Taksim të Stambollit."Ne kurrë nuk kemi qenë për ndërtimin e tensionit dhe polarizimit, por ne nuk mund të duartrokasim brutalitetit," theksoi kryeministri turk.Disa prej mbështetësve të tij thërrisnin në kor: "Na lini të vazhdojmë përpara, ta shtypim Taksimin". Gjithsesi, Erdogan u tha atyre të ktheheshin nëpër shtëpi në mënyrë paqësore."Ju keni qëndruar të qetë, të maturuar dhe keni treguar mirëkuptim, - tha ai. - Të gjithë ne duhet të kthehemi nëpër shtëpi tani".Kjo ishte e para shfaqje e mbështetjes ndaj Erdogan, pas protestave 1-javore, në të cilat kundërshtarët e tij kanë bërë thirrje për dorëheqje.Protesta, të nxitura nga kundërshtitë për një plan të ndërtimit në Sheshin Taksim të Stambollit, kanë përfshirë Turqinë në ditët e kaluara. Ato kanë tërhequr mijëra njerëz, të cilët kritikojnë Erdoganin për sjellje gjithnjë e më shumë arrogante dhe autokratike - akuza që kryeministri i hedh poshtë. Tre njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 4,000 të tjerë janë plagosur në protesta.