Hollande ngatërron Japoninë me Kinën
Një gabim të pafalshëm bëri Presidenti Francez, Francois Hollande, gjatë deklaratës së tij për shtyp në vizitën e tij në Tokio të Japonisë.Presidenti francez duke iu referuar krizës algjeriane të pengjeve në të cilën humbën jetën 10 japonez, tha se: "Shpreh ngushëllimet e tij ndaj popullit kinez". Hollande as në vazhdim nuk e korrigjoi gabimin e tij, ndërsa përkthyesi i tij bëri korrigjimin për lapsusin e tij.Përveç lapsusit të tij, Hollande u shreh se Japonia duhet të përfshihet në përbërjen e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së."Unë shprehem në favor të asaj që Japonia të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit", - tha presidenti francez gjatë fjalës së marrë para parlamentit japonez ndërsa ai theksoi se Franca dhe Japonia kryejnë detyra të rëndësishme për ruajtjen e paqes në planetin tonë.Marrdhëniet mes Japonisë dhe Kinës mbeten ende në tension për shkak të historisë mes dy vendeve si dhe për shkak të pretendimeve teritorriale.Hollande ndodhet në Japoni për një vizitë treditore, të parën e një presindeti francez pas 17 vitesh.