Grushti i Bledion Nallbatit ndaj deputetit të PS-së, Vullnet Sina thirret në SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2023, 15:22
Dhuna dhe kaosi i parlamentit përfundon në SPAK. Partia Socialiste e ka paditur deputetin demokrat Bledion Nallbati ne akuzën për “goditje për shkak të detyrës” ndaj Vullnet Sinës.
Ndërkaq deputeti socialist është thirrur këtë të premte para prokurorëve për të dhënë dëshminë e tij mbi atë çfarë ndodhi në seancën plenare të së hënës.
Por si PS ashtu dhe Grupi i Rithemelimit ka hartuar kallëzim penal ku padit Vullnet Sinën për goditje për shkak të detyrës.


