SHKRESA/ "Etika" mblidhet sot online - Ja 3 deputetët e PD-së për të cilët PS kërkon përjashtimin e tyre

Zbardhen emrat e deputetëve të opozitës, për të cilët PS ka mbledhur firmat dhe ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për përjashtimin e tyre. Veprimi erdhi pas tensioneve dje në Kuvend.

Në shkresën e Kuvendit është kërkuar përjashtimi për Ervin Salianjin, i cili sipas PS është ndihmuar dhe nga deputet, Petrit Doda dhe Edmond Spaho. Ndërkohë, Sekretariati i Etikës do të mblidhet sot në një seancë online, në orën 14:30.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se të përjashtuar nga mbledhja online e sekretariatit janë deputetët Saimir Koreshi dhe Bledion Nallbati, për shkak të trazirave të seancës së kaluar.

SHKRESA/ "Etika" mblidhet sot online - Ja 3 deputetët e

Dokumenta bashkëngjitur