Topi: Serbia ka dashur bisedime me Kosovën përmes Shqipërisë, ia arriti falë shfaqjeve të Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2023, 22:17
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se pas vitit 2008 Serbia donte t’i bënte bisedimet me Kosovën përmes Shqipërisë.
Topi: Pas vitit 2008 Serbia donte t’i bënte bisedimet me Kosovën përmes Shqipërisë. Për një farë periudhe ia arriti sepse me protagonizmin dhe shfaqjen që ka, i dëmtoi këto marrëdhënie. Në kohën kur kam qenë president kanë qenë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Kosovën.
Sot një gjë të tillë nuk e shoh. Loja po luhet ndoshta më gjerë; po tenton Evropa me një metodë tjetër me relaksuese. Duhet ta dimë se Serbia me Vuçiçin ka një sjellje shumë të ashpër kur vjen puna me Kosovën. Uroj që të ketë sukses ky që po menaxhohet nga Franca dhe Gjermania.
