Topi: Rama shkruan anglisht për Kosovën si ndërkombëtar, thotë do vizitojë Kosovën sikur është president i madh i huaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2023, 22:34
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se e gjen gabim shkrimin e Ramës anglisht sepse nuk është për konsum shqiptar,
Topi: E gjej gabim shkrimin e Ramës anglisht sepse nuk është për konsum shqiptar, por për konsum ndërkombëtar për tu shfaqur se si cili është pozicioni i tij dhe të ndjehet shumë i emocionuar që do ta vizitojë personalisht Kosovën.
Të lajmërojë në status sikur po shkon një president i madh dhe ata sikur të ndjehen të nderuar që po shkon Rama. Dhe të kishim me Kosovën marrëdhënie pune. Ky status e demaskon Ramën dhe tregon se është larg Kosovës. Është një gafë.
