Topi: Më sollën “Partizanin” si repart ushtarak, e kam firmos të kthehej në pronë shtetërore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2023, 22:52
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, ish-presidenti Bamir Topi shpjegoi se si veproi në raport me firmosjen e kalimit të pronës së klubit Partizani nga ushtarake në publike.
Topi: Në procedurën që vjen nga ministria e Mbrojtjes më vjen si repart ushtarak. Deri në momentin që del nga plani i përhapjes atëherë nuk është më pronë ushtarake, por publike dhe shtetërore, me pronar qeverinë.
Ka ardhur propozimi si reparti ushtarak “Partizani” dhe më pas u firmos nga mua. Kjo nuk do të thotë se kalon në pronë private, por është akoma shtetërore. Me dekretin presidencial ikin si repart dhe përgjegjësia e administrimit i kalon qeverisë.
