Topi: Nuk kam marrë as 10% të pronave të familjes time, është ndërtuar mbi xhaminë e gjyshit tim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2023, 22:01
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se nuk është e vërtetë se i ka marrë pronat e familjes së tij.
Topi: Nuk është e vërtetë që i kam marrë pronat e mia. Nuk mund të ecim me opinione. Po të dini ju se dishepull i kujt familjeje është Bamir Topi. Nëse në rast kemi marrë 10% ku janë 90% të tjera. Aty ku po ndërtohen kullat në qendër, ku ka edhe një projekt për të ndërtuar në shesh, ku ka qenë xhamia e stërgjyshit tim.
Ata kur janë kompensuar me flori nga Zogu për xhaminë, kanë bërë një akt që më duhet ta them; janë mbledhur dhe kanë thënë se këto flori nuk futen në shtëpi sepse i kanë dhënë një herë për një objekt kulti dhe është ndërtuar Medreseja. Ku është familja Karapici?
