Ekskluzive nga Topi/ Ja pse nuk e firmosa si president heqjen e repartin ushtarak në Qesarakë

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se pse nuk e hoqi repartin ushtarak në Qesarakë nga lista zhvillimore kur ishte president.

Topi: Në paraqitjen e kësaj procedurë për të nxjerrë repartet ushtarake nga plani i përtharjes dhe këto iknin vetëm me dekret presidencial dhe mund të atakoheshin vetëm me gjykatë kushtetute. Më vjen një repart ushtarak në Qesarakë, 100 metra MBI Fresk. Bëj pyetje se cili repart është ky. U them që të hiqet nga propozimi sepse nuk e firmos.

Më thanë se është në zonë urbane dhe e pastër. Unë u thash se ajo është pronë e Dalip Topit, gjyshit tim. Sa të jem unë president unë nuk firmos se jam në konflikt interesi. Kur je në konflikt interesi nuk firmos. Kanë kaluar 2 presidentë të tjerë dhe akoma është repart ushtarak.