Topi: Kam një mirënjohje të thellë për Fatos Nanon, dha mbështetjen e tij për stabilitetin e vendit

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se ka një mirënjohje të thellë për Fatos Nanon dhe sjelljen e tij qytetare, kur ai ishte president. 

Topi: E kam thënë disa herë. Kam një mirënjohje të thellë, jo pse më solli votat për tu bërë president, por për shkak të sjelljes së tij qytetare. Është shprehur direkt se po jep mbështetjen për stabilitet të vendit, dhe e ka thënë në rrethe të ngushtë se Shqipëria e Kosova ishin në një moment të rëndësishëm.