Sëmundja e Wanda Nara-s një mashtrim? Fotoja e fundit ngre shumë hije dyshimi

Prej më shumë se një muaji, bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka deklaruar se vuan nga leuçemia dhe madje ajo ka deklaruar se ka nisur fazën e kurimit në Argjentinë por jo të gjithë janë të bindur për këtë.
Në mediat argjentinase kanë nisur të aludojnë se këtë lëvizje Wanda e ka bërë për të tërhequr sa më shumë vëmendje mediatike pasi ka humbur shumë terren për shkak të problemeve të vashdueshme me sulmuesin e Galatasaray.
Wanda siguron se gjithçka është e vërtetë por fotoja e fundit e publikuar në rrjetet sociale, ngre shumë dyshime. Mjekja Mariana Lestelle deklaron se nga ajo që duket në foto, nuk bëhet fjalë për një paciente të sëmurë me leuçemi.
“I uroj më të mirat por nëse një njeri trajtohet me kurat që ajo ka thënë, nuk shkon në një qendër estetike pasi trajtimi krijon shumë probleme në nivel qelizor”.
Postimi i Wanda Nara-s në Instagram
View this post on Instagram
