Thiago Motta e ka me arbitrin: E patolerueshme ajo që ndodhi
20 minuta pas ndeshjes Juventus-Bologna në ambjentet e stadiumit torinez u regjistrua një përplasje e fortë mes përfaqësuesve të klubit mik dhe arbitrit Di Bello i cili akluzohet se nuk akordoi një 11-metërsh në minutën e 71.
Administratori Claudio Fenucci kërkoi shpjegime nga “xhaketa e zezë” madje ngriti zërin por nuk arriti të përballej sy më sy me arbitrin pasi Di Bello evitoi kontaktin. Në këtë mënyrë, asnjë lojtar i Bologna-s nuk u lejua të fliste për ndeshjen për të evituar dënime të mundshme nga ana e disiplinës.
Ndërkohë, në faqen zyrtare të klubit, trajneri Thiago Motta shprehet:
“Jam i hidhëruar sepse punojmë prej vitesh me teknologjinë dhe nuk e di pse duhet të ndodhin episode të tilla. Është një çmenduri sepse bëhet fjalë për një episod të qartë”.

