Derbi vishet bardhë e…blu, Dinamo City dështon në fund, Tirana i "rrëmben" fitoren në fund

Në “Elbasan Arena” mori rrugë edhe sezoni i Dinamos e Tiranës ku blutë e Di Biagio-s nuk arritën të regjistronin një fitore edhe pse kryesuan dy herë. 3-2 për Tiranën në fund të 90 minutave ku skuadrat reflektuan lodhje edhe për shkak të faktit që kjo ishte vetëm sfida e parë zyrtare.

Ndeshje e bukur në fushën e blertë ku organizatorët e nisëm me një gol të Kaçorrit i cili dha një shkëndijë të rëndësishme. Gjithsesi Tirana nuk e humbi busullën dhe Abazaj ishte frymëzues i aksioneve duke dhuruar një top të artë për Hilën që barazoi shifrat dhe i dërgoi skuadrat në dhomën e zhveshjes në paqe.

Gjithsesi, në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Di Biagio mori masat dhe pa më shumë nga sulmi e në minutën e 55 Hoxhallari e largoi toin me dorë në këndore dhe sistemi VAR e dënoi duke i dhënë një penallti Dinamos që Denisson nuk e gaboi.

Gjithsesi, në krahun tjetër Prodani bëri një gabim me kontaktin ndaj Hasanit dhe pas konsultimit të kryesorit me sistemin VAR, u akordua penallti për Tiranën që u transformua në gol nga Liridon Latifi.

Në fund, Juxhin Xhaja akordoi një tjetër 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonën e Dinamos dhe Hasani nuk zhgënjeu, 3-2 për Tiranën që arriti një sukses shumë të rëndësishëm dhe i shkaktoi një humbje të papritur Dinamos që në mënyrë të pamerituar doli me zero pikë nga kjo sfidë.

 

 

 

 

Luiza Gega bën mrekullinë, renditet e teta në botë edhe pse e dëmtuar

Në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Budapest, kampionia e Europës, Luiza Gega arriti të renditej në vendin e tetë në finalen e 3000 metrave me pengesa. Kampoionia shqiptare nuk u dorëzua dhe mori pjesën në garën finale edhe pse me probleme të mëdha muskulare. Me kohën 9.10.87, Gega arriti të bënte një paraqitje shumë pozitive mes 15 finalistëve në këtë botëror që për të nisi me lajmin e keq të dëmtimit por ajo arriti të kualifikohej në finale.