Prezantohet Dinamo e re, blerjet e verës, trajneri dhe fanellat dhe stema. Sa shumë risi...

Prezantohet Dinamo e re, blerjet e verës, trajneri dhe fanellat dhe stema.

Dinamo City, kështu do të quhet tani Dinamo e re që u prezantua në një konferencë shtypi në Durrës. Presidenti Ardian Bardhi, trajneri Ri Biaggio, blerjet e reja dhe jo vetëm.

Dinamo City do të luajë në Elbasan për sezonin e ri por drejtori sportiv Haris Fakiç u shpreh me doza optimizmi për të ardhmen që pret klubin e vjetër që kërkon të ndërtojë një imazh të ri. 

6 janë blerjet e reja të Dinamos këtë merkato verore ndërsa presidenti Bardhi u shpreh optimist për të ardhmen e klubit.

Rexhepi, Zaberzha, Lorenco Vila, Krasniqi, Tushe, Andoni janë afrimet e reja në merkato ndërsa Fakiç theksoi:

"Jam i lutmur për rikthimi dhe falënderoj klubin për mundësinë që më dha".

Trajneri Di Biaggio:

"Jemi gati skuadra po rritet dhe kam ndjesi shumë të mira. Projekti është serioz. Ka shumë dëshirë për të bërë mirë dhe ne po punojmë shumë. Gjithçka është perfekte. Objektivi për historinë që kemi është të fitojmë sa më shpejt tituj dhe kupa. Nuk duhet të vendosim asnjëherë limite"