Ideja e çmendur nga Anglia: Mason Greenwood drejt Shqipërisë...

Faqja e specializuar “goal.com” lëshon bombën e merkatos së verës duke theksuar se një klub në Shqipëri kërkon talentin e Manchester United, Mason Greenwood.
Sulmuesi anglez që akuzohet për dhunë ndaj të fejuarës por ende nuk ka një vendim gjykate për këtë akuzë, u shkarkua nga Manchester United që kërkon largimin e menjëhershëm të tij dhe gjatë orëve të fundit po qarkullon hipoteza e pabesueshme se ai mund të përfundojë në Shqipëri. Lajmi i "goal.com"
Portali prestigjoz nuk zbulon emrin e skuadrës por shton se ai ndiqet edhe nga klube italiane e turke. Lajmi përforcohet edhe nga një pasazh i shkurtër në “Daily Mail” që gjithashtu nuk e zbulon emrin e klubit por në këtë pikë është pothuajse e qartë që Dinamo e futur në orbitën “City” mund të sigurojë financat për të bindur 22-vjeçarin i cili numëron 1 ndeshje me fanellën e Anglisë. Lajmi i "Daily Mail"
