Garë noti në Pogradec, mbahet maratona në nder të kampionit Agron Ruvina

Në nder të ish kampionit dhe rekordmenit në not Agron Ruvina, Pogradeci organzioi për të 3-in vit radhazi Maratonën e Notit e cila mban emrin e tij.

Klevis Cane, drejtor i sporteve: "Pjesëmarrësit janë nga qyteti i Pogradecit por gjithashtu ka të regjistruar që janë edhe nga Elbasani e Tirana. Moshat janë të ndryshme, do bëhet në tre grupmosha, do të jetë për të rinjtë, do të jetë edhe për veteranët gjithashtu do ketë edhe për vajza".

Në përfundim të garës 500 metërshe, vendin e parë për të rinj e mori Ergi Malollari, më intersante e bënë garën pjesëmarrja e ish sportistëve sot veteranë të notit, të cilët pavarësisht moshës garuan.

 Ergi Malollari: "Jam Ergi Malollari, jam 16 vjec dhe merrem me sportin e basketbollit. Ishte hera ime e parë në not. Nuk e mendoja që do fitoja por e shtyva veten time. Ishte pak e vështirë se janë shumë metra për të bërë".

Zysh Enkelejda Konopulli "Po e vështirë se për mua duhej një farë përgatitje dhe them që do e bëj akoma më mirë po të bëja pak përgatije por jam e kënaqur"

Krahas maratonës së përvitshme në Pogradec  po punohet edhe për ngritjen e një ekipi profesionist notarësh në mënyrë që të jetë pjesë e kampionateve kombëtare dhe ndërkombëtare.