VIDEO/ Elvana Gjata na prezanton me fansen më të zjarrtë të saj...
Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shihet duke bërë provat për të performuar, të pranishëm janë dhe prindërit e saj të cilët e mbështesin.
Elvana Gjata tregon në video nënën e saj, e cila emocionohet duke parë të bijën, këndon, qan dhe e përqafon këngëtaren.
Edhe i ati i Elvanës, i cili ndjek provat dhe po ashtu duket shumë krenar, por e ëma e shpreh paksa më shumë ndjeshmërinë e saj.
Elvana krahas videos së postuar shkroi thjesht “Nënat” duke e shoqëruar me një shenje zemre në mbishkrimin e videos, mijëra ndjekës kanë komentuar pozitivisht postimin, duke vënë në dukje sa fisnike, e thjeshtë, krenare dhe mbështetëse duket e ëma e saj, zonja Donika, jo vetëm në këtë rast, por në çdo intervistë dhe performancë të këngëtares.
View this post on Instagram

