Pret flokët sepse ia kërkoi Allegri, talenti turk nuk e bën dysh fjalën e trajnerit

Kenan Yldiz është vetëm 18 vjeç por në Itali konsiderohet një talent. Turku i lindur në Gjermani debutoi me skuadrën e parë në transfertën e Udines ku u aktivizua për 10 minuta por në konferencën e shtypit Allegri u shpreh: 

"Yldiz duhet të presë flokët sepse në 10 minuta lojë i preku 100 herë". 

Nuk u mendua dy herë talenti i rritur në akademinë bardhezi i cili respektoi kërkesën e trajnerit bardhezi. Ky është Yldiz sot. 

Pret flokët sepse ia kërkoi Allegri, talenti turk nuk e bën dysh